Shkoder vidhet argjendaria grabitesit me uniforma policie

Shkoder, vidhet argjendaria, grabitesit me uniforma policie

Një argjendari është grabitur sot në një perj zonave më të populluara të qytetit të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në lagjen Rus, ky dy grabitës të maskuar të veshur me uniforma policie kanë vjedhur dy pllaka me arë nga argjendaria.

Pasi kanë zbritur nga motoçikleta me të cilën udhëtonin, dy grabitësit kanë qëlluar në ajër me armë zjarri për të larguar njerëzit që ndodheshin aty pranë dhe më pas kanë hyrë brenda dyqanit. Brenda në argjendari ndodheshin dy pronarët e saj dhe djali i njërit prej pronarëve, të cilët fatmirësisht nuk janë dhunuar nga agresorët. Pas kanë kryer grabtijen dy personat e maskuar janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Dy vite më parë, e njëjta agjendari është tentuar të grabitej nga dy persona të maskuar, por rezistenca e pronarëve të argjendarisë nuk i lejoi grabitësit të kryenin vjedhjen.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama