ShkoderKalaja e Drishit mes degradimit dhe legjendes

Shkoder,Kalaja e Drishit mes degradimit dhe legjendes
Kalaja e Drishtit është kala e banueshme , por që nga viti në vit është degratuar si fati i shumë monumenteve kulturore në Shqipëri.Tani në të jetojnë vetëm 11 familje. “Vijnë turistë këtu tek ne , por janë të paktë. Kërkojnë të dinë për kalanë dhe historinë e  saj, por nuk ka kusht t’ua tregojë si duhet”, sqaron banori Dyl Braha.Si për shumë gjëra edhe për këtë kala është premtuar dhe është premtuar se do të vihet dorë mbi të.

“Para disa vitesh  na u tha se do të bëhej ndërhyrje, do të riparoheshin shtëpitë  dhe do të kishte shumë turistë të huaj. U gëzuam,pasi menduam se për fëmijët dhe nipërit tanë po vjen një ditë e mire. Por në fakt nuk është bërë asgjë. Ishin vetëm fjalë , si gjithmonë.”-pohon ai.

Dyli vazhdon dhe tregon legjendën e kalasë.

“Nëntoka është e mbushur  me tunele. Gojë pas goje është thënë se në këto tunele janë fshehur thesare me ar. Madje thuhet se  kush ka gjetur ar nuk ka pasur mbarësi, pasi është pasuri me amanet dhe nuk sjell mbarësi. Unë nuk e di sa e vërtetë është kjo histori, por di që kanë ardhur nga Turqia  shumë grupe  dhe kanë gërmuar për të gjetur arin”, tregon për “GSH”-në Dyli.

Monumenti rrënojë, mes shtëpive të varfra të banoreve duket se ka ndaluar në kohën kur Edit Durham eksploruesja e vendeve tona në librin “Brenga e Ballkanit” shkruan për Drishtin: “Nga viset  afër Shkodrës, më  fatzi ishte Drishti, fshati i grave të burgosura në  Podgoricë …Malazezët, që kishin ngritur aty afër kampin, jo vetëm kishin prerë për djegie çdo dru ulliri, por edhe rrënjët i kishin shkulur. Kopshtet e paqme  që shtriheshin gjatë bregut të lumit  dhe që prodhonin për treg, me sistemin e ujitjes të bërë me mjeshtëri, ishin zhdukur. Gjysma e shtëpive ishin djegur. Të gjitha ishin plaçkitur. Kur i vizitova ata të mjerë  që ishin gjallë ishin prekur nga lija. Tetëmbëdhjetë të sëmurë ishin grumbulluar të gjithë në shpellë… Gratë kërruseshin në  kasolle të bëra me shkopinj të mbështetur në muret e shkatërruara të shtëpive të tyre dhe gatuanin gjethe e bar për fëmijët. Mjaft prej tyre ishin gjysmë të zhveshura…”

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama