Futbollisti me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, i cili luan për kombëtaren e Gjermanisë, duket se është ndër lojtarët më të kërkuar aktualisht në Europë. Mediat e huaja shkruajnë se në kërkim të kartonit të tij janë vëne ekipe prestigjioze si Interi dhe Juventusi.
Sipas 'Bild'-it, futbollisti i Valencias është kontaktuar nga bardhezinjë për një rikthim në Serinë A. Por në kërkim të ish-futbollistit të Sampdorias janë vënë edhe zikaltrit e Interit. "Derbi i Italisë nuk është i vetmi që është interesuar për Mustafin.
Për kampionin e Botës në fuqi, kanë shfaqur interes edhe Bajerni i Mynihut, Bercelona, Totenhemi dhe Atletiko e Mardidit. Pritet një merkato e nxehtë, me një konkurrencë aspak të mëshirshme",-shkruan "passioneinter.com".