Palestra është konceptuar në planimetri në formë të rregullt gjeometrike dhe është e mbuluar me një strukturë të ngritur prej elementesh metalikë dhe panelesh, një pjesë e të cilave të tejdukshëm për efekt të ndriçimit natyral. “Kjo është një politikë e cila synon çdo vit të rrisë potencialin e kryeqytetit, jo vetëm në përmasën e tij mjedisore, por edhe në përmasën e tij sportive”, u shpreh gjatë inspektimit të punimeve kryebashkiaku, Edi Rama.