Shkollat per here te pare tri pale pushime gjate vitit

Shkollat, per here te pare tri pale pushime gjate vitit
Nje dite para provimit te fundit te matures qe do te mbylle zyrtarisht vitin shkollor per shume maturante, Ministria e Arsimit dhe e Shkences ka bere publik planin mesimor per vitin 2010-2011. Per here te pare MASH ka akorduar tre pale pushime, duke i argumentuar me faktin se kjo kohe do te perdoret per te kualifikuar me shume mesuesit, si dhe per t'u dhene me teper hapesire nxenesve.

Zyrtarisht, sipas deklarates se Ministrise, viti shkollor per shkollat 9-vjeçare do te nise me 6 shtator dhe do te perfundoje me 10 qershor 2011-te. Po per keto shkolla te sistemit arsimor parauniversitar, semestri i pare do te nise me 6 shtator 2010-te dhe do te perfundoje me 28 janar 2011-te, ndersa semestri i dyte do te filloje me 31 janar te vitit 2011-te dhe do te mbaroje me 10 qershor. Ministria e Arsimit ben me dije se vitit shkollor 2010-2011-te per here te pare do te jete i ndare ne disa periudha pushimesh, si per nxenesit ashtu edhe per mesuesit. Periudha e pare e pushimeve do te zgjase vetem kater dite dhe do te jete ne periudhen 27 tetor 2010-te deri me 31 tetor 2010-te. Ne nje fare menyre, kjo faze e pare e pushimeve duket sikur ka zevendesuar pushimet 4-5 ditore te muajit nentor, te cilat merreshin per shkak te festave te Pavaresise dhe te Çlirimit qe shpesh rastisin prane fundjaves.

Edhe kete vit pushimet e fundvitit do te nisin me date 24 dhjetor 2010-te dhe do te mbarojne me date 5 janar 2011-te. Sipas Ministrise, gjate vitit shkollor do te kete edhe nje periudhe te trete pushimesh qe do te nise me 28 mars 2011-te dhe do te mbaroje me 3 prill. Ndersa viti shkollor per te gjithe sistemin e arsimit baze parauniversitar ne Shqiperi do te perfundoje me date 10 qershor te vitit 2011-te. Kjo date nuk vlen per klasat e nenta, te cilat per shkak te provimeve te lirimit, qe do te zhvillohen ne periudhen 15-30 qershor 2011-te do te perfundojne shkollen pak me heret.


Shkollat e mesme

Edhe per shkollat e mesme viti shkollor 2010-2011-te do te nise me 6 shtator dhe do te mbaroje me 17 qershor. Ndersa vetem per klasat e 12-ta, ndryshe nga maturantet, mesimi do te perfundoje me 24 maj te vitit 2011-te. Kalendari i pushimeve edhe per shkollat e mesme do te jete i njejte me ate te shkollave 9-vjeçare, do te jene dy semestra mesimore, i pari do te nise me 6 shator 2010-te dhe do te perfundoje me 28 janar 2011-te, ndersa semestri i dyte do te nise me 31 janar 2011-te dhe do te perfundoje ne 17 qershor 2011-te. Pushimet gjate te tri periudhave do te jene ne te njejta me ato te shkollave te mesme. Sipas MASH, matura Shteterore 2011-te do te jape provimet gjate periudhes 26 maj deri me 30 qershor 2011-te.



Shkollat 9-vjeçare

Semestri i pare 6 shtator 2010 - 28 janar 2011
Periudha e pare e pushimeve 27 tetor 2010 - 31 tetor 2010
Pushimet e fundvitit 24 dhjetor 2010 - 5 janar 2011
Semestri i dyte 31 janar 2011 -10 qershor 2011
Periudha e trete e pushimeve 28 mars 2011 - 3 prill 2010



Shkollat e mesme

Semestri i pare 6 shtator 2010 - 28 janar 2011
Periudha e pare e pushimeve 27 tetor 2010 - 31 tetor 2010
Pushimet e fundvitit 24 dhjetor 2010 - 5 janar 2011
Semestri i dyte 31 janar 2011 -17 qershor 2011
Periudha e trete e pushimeve 28 mars 2011 - 3 prill 2010

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama