Shkon ne 3 milione euro shperblimi per kombetaren

Shkon në 3 milionë euro shpërblimi për kombëtaren

Qeveria shqiptare ka vendosur të shpërblejë lojtarët e Kombëtares pas fitores historike ndaj Rumanisë, në ndeshjen e fundit për Grupin A të Europianit 2016. Me vendim të Këshillit të Ministrave, u miratua dhënia e një fondi shtesë prej 1 milion eurosh, si shpërblim për Kombëtaren. Ndaj shpërblimi që pritet të marrë Kombëtarja shqiptare pas fitores historike ndaj Rumanisë në Europian shkon në 3 milionë euro, pasi 2 milionë euro i ka akorduar FSHF-ja.

13487615_10209696729920802_1579605022_n

Ky fond do të transferohet në llogarinë e Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila do të bëjë edhe shpërndarjen e premios te lojtarët dhe pjesëtarët e stafit teknik. Në vendimin e marrë nga qeveria, urdhërohet Ministria e Arsimit dhe Sportit, si dhe Ministria e Financave, që ta zbatonin sa më shpejt. Por, përveç shpërblimit të majmë që vjen pas këtij suksesi historik, Kryeministri Edi Rama u ka premtuar lojtarëve edhe pasaporta diplomatike, duke i cilësuar ata si ambasadorët më të mirë të vendit në botë.

Telefonata

Kryeministri Edi Rama, pak minuta pas përfundimit të ndeshjes ndaj Rumanisë, ka telefonuar presidentin e FSHF-së, Armand Duka, i cili po festonte në dhomat e zhveshjes bashkë me lojtarët dhe stafin. Në një video që vetë kreu i qeverisë ka publikuar në "Facebook", dëgjohet qartë përmes telefonit komunikimi me të gjithë pjesëtarët e Kombëtares.

"Nga Duka dhe deri te lojtarët dhe gjithë pjesëtarët e delegacionit kuqezi do të pajisën me pasaporta diplomatike", ka thënë fillimisht Rama. Në atë moment nuk munguan ovacionet e lojtarëve, teksa mësuan edhe për premion 1 milion euro.

13343006_10153753018131523_8070559056134189047_n

Mirënjohja

Pas videos së shfaqur për telefonatën që i kishte bërë skuadrës, kryeministri publikoi dje edhe një tjetër postim në rrjetin social, ku vlerë- sonte së tepërmi tifozët kuqezi, të cilët kanë mahnitur Francën me mbështetjen korrekte që i kanë bërë Shqipërisë.

"Këto finale të papara në historinë tonë nuk do të ishin të tilla pa lojtarin e 12-të, tifozërinë kuqezi që mahniti Francën me qytetarinë e saj dhe furnizoi me gjakun e mbarë kombit zemrën e kësaj superkombëtareje. Një superbig like për çdo kuqezi në shkallët e stadiumeve ku heronjtë tanë u ndeshën si të barabartë me të gjithë", shkruante kryeministri Rama i entuziazmuar nga fitorja historike.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama