Shkon ne polici per te denoncuar bashkeshortin per dhune shefi i kerkon favore seksuale

Shkon ne polici per te denoncuar bashkeshortin per dhune, shefi i kerkon favore seksuale

Ditën e djeshme, SHKB, ka arrestuar Ernest Ndue Paluku, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë në Velipojë (Komisariati i Policisë Shkodër). Paluku është arrestuar pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdorur detyrën”.

Nga sa bëhet me dije nga Ministria e Brendshme, punonjësi i policisë ka shfrytëzuar detyrën e tij funksionale. Paluku ka kërkuar favore seksualenga shtetasja me inicialet R.M, e cila është paraqitur në Stacionin e Policisë Velipojë, për të bërë një kallëzim për dhunë dhe keqtrajtim nga bashkëshorti.

Nga hetimet e kryera, rezulton se punonjësi i policisë Paluku, pas mbërritjes së shtetases R.M, për të bërë denoncimin, nuk e ka kryer detyrën funksionale sipas procedurave standarde, por ka shfrytëzuar postin duke i kërkuar asaj favore seksuale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime dhe hetime të mëtejshme.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama