Shkrimtaret amerikane i keshillojne lexuesit Kadarene

Shkrimtaret amerikane i keshillojne lexuesit Kadarene
Jo detyrimisht duhet te jete nje liber roze, me histori pasiononte dashurie, mundesisht me nje fund te lumtur. Duket se per kete vere, keta libra nuk jane ne mode. Vete shkrimtaret rekomandojne lexuesit te lexojne libra me histori tronditese, udhetime, magji e vampire. Nje nder ta eshte edhe “Prilli i thyer” i shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare, konsideruar si nje liber i “holle”, qe te fut ne refleksion, ku lexuesi nuk eshte futur me pare. “San Francisco Cronicle” sjell nje liste rekomandimesh, per librat qe mund te lexohen gjate veres. Dhe ky nuk eshte mendim i nje personi te vetem, apo nje seleksionim popullor. Ata qe ofrojne kete liste jane pikerisht shkrimtare nga San Francisc. John McMurtrie i cili ofron kete liste, sjell fillimisht eksperiencen e tij personale.

 Kur ishte vetem 19 vjeç e udhetonte ishujve te Greqise mori me vete ne çanten e shpines librin “Murtaja” te Albert Camus. Te gjitheve i ishte dukur nje zgjedhje e çuditshme, madje pati nga ata qe e quajten te marre. Por pas 25 vjetesh ai mendon se ajo vere me librin ekzistencialist kishte qene nder me te mirat. Nderkaq librat qe rekomandohen nga shkrimtaret e Area Bay ne SF, i takojne shkrimtareve te ndryshem dhe gjinite gjithashtu. Ndonese me se shumti jane romane, ka edhe ndonje vellim poezish mes tyre. Interesant eshte fakti qe fama e Kadarese ka mberritur deri ne kete gji te larget dhe superlativat me te cilat pershkruhet romani i tij. Dhe eshte pikerisht Carolina De Robertis, autore e “Mali i padukshem”, qe rekomandon romanin “Prilli i thyer,” nga Ismail Kadare (1978).

“Kjo kryeveper e holle, tregon historine e nje djali te ri, te perfshire prej ligjit brutal te gjakmarrjes, ne malet shqiptare. Ne kete proze te shkathet, te mrekullueshme, Kadare ju ben te mendoni mbi dhunen, ne nje menyre qe nuk e keni bere kurre me pare”. Per te vijuar me te tjera rekomandime e keshilla nga te tjere shkrimtare. Tamim Ansary, autor i romanit “Fat i nderprere: Historia e botes permes syve islamike”, rekomandon romanin “Trinia e magjistareve,” nga Erika Mailman(2007), ngjarjet e te cilit jane vendosur ne Gjermanine e varfer mesjetare ku njerezit besonin tek shtrigat.

Susie Bright, autor i “Te sfidoj: 30 joshjet e panjohura”, rekomandon: “Koha pagane: Nje Femijeri amerikan,” nga Perks Micah (2001), ku rrefehet per nje shkolle te ndertuar enkas per te rinjte problematike, te nxjerre jashte nga te gjitha institucionet e tjera. Dy prinderit qe ngriten kete shkolle rriten ne mes te nja anarkie totale dy vajza dhe njera prej tyre shkroi keto kujtime.

Terry Castle, autor i “Profesori dhe shkrimet e tjera”, rekomandon “Me te mirat: Poezi te reja dhe te zgjedhura” nga Ryan Kei (2010). Nese keni kohe pa lexuar nje liber me poezi, atehere ky eshte momenti i duhur. Poezite jane te shkurtra, por te nguliten menjehere ne mendje.

Michael Chabon, autor i “Burreri per amatore: Kenaqesite dhe keqardhjet e nje burri, babai, dhe biri”, rekomandon: “Anija e gjate” nga G. Bengtsson Frans (1955). Nje liber emocionues, i shkruar bukur. Nje roman klasik i shkruar nga nje romancier jo shume i njohur suedez.

Dave Eggers, keshillon “Qielli i strehimit,” nga Paul Bowles (1949). Per shkak se ngjarjet shtrihen ne shkretetiren e Maroku, eshte nje liber i kendshem veror. Ndonese nuk ka nje fund te lumtur mund te lexohet teksa je i rrethuar nga rera e plazhit.

Charlie Haas, autor i “Entiziastit”, rekomandon “Ditelindja e Molly Fox,” nga Deirdre Madden (2010). Nje roman i bukur irlandez, ku nuk ka nje fabul, por vetem nje grua, e cila mendon gjate nje dite mbi miqesine e saj me nje tjeter grua, nje aktore. Nje liber i kendshem, ku gershetohet dashuria, politika, familja...

Diane Johnson, autore e “Lulu ne Marrakech”, rekomandon “Kuzhina kineze: nje roman rreth ushqimit, familjes, gjetjes se vetes” nga Mah Ann (2010), ku tregohet eksperienca e nje kinezo-amerikaneje ne Kine. Udhetim, dashuri, kulture dhe ne veçanti kuzhine kineze te shpjeguar ne detaje...

Devorah Major, autore e “Dritarja me xhama te kafenjte”, i keshillon lexuesit te lexojne librin “Hena e verdhe” nga Rodos Parker Jewell (2008). Nje roman qe mbeshtetet mbi legjenden qe tregon nje histori seksuale te mbeses se imagjinuar te mbretereshes vudu, Marie Laveau. Pasion, magji, varferi, dhune dhe nje vampir afrikan...

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama