Shkrimtari Vath Koreshi Nderi i Kombit pas vdekjes

Shkrimtari Vath Koreshi,  Nderi i Kombit pas vdekjes
U deshen me se 2 vjet prej kohes kur me se 100 intelektuale propozuan qe ky titull ta nderonte shkrimtarin dhe nje nder skenaristet me te zeshem shqiptar, Vath Koreshin, ne 70-vjetorin e tij te lindjes. Nuk ndodhi keshtu aspak! Por dje, gjate nje ceremonie te organizuar ne presidence, Presidenti i Republikes, Bamir Topi, i akordoi familjareve te Koreshit, titullin "Nderi i Kombit" ne prani te personaliteteve te njohura te artit dhe kultures. E bija e shkrimtarit, e cila e ruan si thesar cdo gje te pabotuar nga vepra e te atit, Ermela Koreshi, u shpreh: "Ne e kemi te veshtire te flasim sot, per nje njeri, i cili punoi gjithe jeten per te bere gjithcka te mire per vendin e tij, pa menduar kurre se c\'do te bente vendi i tij per te.

Ne kemi shume te veshtire te flasim sot, pasi fale jush ne shohim se Vath Koreshi nuk eshte vetem i familjes sone". Shkrimtari u nda nga jeta me se 2 vjet me pare, ndersa dje u dekorua nga Presidenti me motivacionin "personalitet i shquar i kultures kombetare, me kontribut shume te rendesishem ne letersine bashkekohore dhe ne kinematografine shqiptare, ne zhvillimin dhe pasurimin e tyre me vepra elitare". Vath Koreshi eshte autori i shume librave si "Dasma e Sakos", "Rekuiem per nje grua", "Kur zune shirat e vjeshtes", "Mal mbi kenete" etj. Por Koreshi i paperseritshem, ka shkruar me penen e tij nje pjese te mire te "historise" se kinematografise shqiptare, pasi per vite te tera ai qe nje nder skenaristet me te zeshem ne industrine e filmit "Made in Albania" pra ne Kinostudion "Shqiperia e Re". Prej penes se tij jane shkruar skenaret e filmave "Gjeneral Gramafoni", "Balada e Kurbinit", "Rruge te bardha". Ndersa ka punuar per dekada si gazetar te "Drita" dhe "Zeri i Rinise", si dhe pergjate viteve 1991-1992 ka mbajtur postin e ministrit te Kultures. Vath Koreshi u nda nga jeta ne shkurt te vitit 2006.

PROPOZIMI

Ne maj te vitit 2006, me se 100 intelektuale propozuan qe Vath Koreshit t\'i jepej titulli "Nderi i Kombit" me rastin e 70-vjetorit te lindjes se shkrimtarit. Nenshkrues qene emrat me te njohur te kultures mbareshqiptare.

Nga : Gazeta Koha Jone

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama