Shkrimtari dhe diplomati Luan RamaTe jetosh ne Paris eshte te jesh ne sofren e madhe te kultures

Shkrimtari dhe diplomati Luan Rama:Te jetosh ne Paris, eshte te jesh ne sofren e madhe te kultures
Shkrimtari Luan Rama  rrëfen jetën e  tij  mes letrave dhe diplomacisë.

“Letërsia dhe filozofia  janë pothuajse të pandashme  edhe pse janë disiplina  të veçanta. Çdo  vepër letrare ka  mesazhin e vet filozofik. Me një  fjalë, njerëzimi ka lëvruar  letërsinë  që mendimi filozofik të materializohet  dhe të  përçohet përmes  ndjenjash të forta , figurash e ngjarjesh dramatike, apo histori imagjinare që s’janë  tjetër veçse  reflekse të realiteteit të jetës, reflekse të kohës  dhe të botës njerëzore.”

Luan Rama rrëfen  se si nga skenarist në Kinostudio, mori detyrën e diplomatit në Paris.

“Nën presionin e ngjarjeve në Lindjen evropiane pushteti akoma në këmbë u detyrua  të bënte lëshimet e para;u lejua pluralizmi  politik dhe krijimi i partive politike, u pranua Karta e  KSBE-së kun në qendër ishin të Drejtat e Njeriut, u vendosën marrëdhënie  diplomatike me SHBA-në  dhe Bashkimin Sovjetik, ç’ka ishin  të paimagjinueshme më parë; u hapën vendet  e kultit dhe pas ngjarjeve në ambasadat perëndimore në Tiranë  shqiptarët tashmë mund të udhëtonin jashtë etj.Pikërisht  në këtë kihë  unë u atashova në  Ministrinë e Jashtme dhe pas shembjes së statujës së Enver Hoxhës, një javë më vonë mbërrita në Paris.

Dhe sigurisht, të jetosh në Paris , është të jesh në sofrën e  madhe të kulturës është një shans i jashtëzakonshëm. Pra m’u dha një mundësi e madhe  për të përfunduar në  një lloj erudicioni. Po për Francën, qënia e njërëzve të kulturës  në diplomaci  ka qenë një tranzicioniI vjetër disa shekullor.”- shprehet ai për gazetën “Shekulli”.

Sipas Ramës pas rënies së “perdes së hekurt” letërsia shqiptare u bë e njohur  në kuadrin ballkanik dhe europian.Pas disa botimeve të tij , ai pohon se ka sërish gati dorëshkrime për botim, të cilat do të botohen së shpejti.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama