Por Kadare njihet edhe si fitues i çmimit "Man Booker International Prize" në vitin 2005, çmimi më prestigjoz në botën anglishtfolëse. Ndërkaq, Kadarenë për marrjen e këtij çmimi e kanë uruar vetë mbreti Juan Carlos dhe Mbretëresha Sofia e Spanjës, kryeministri Jose Luis Rodriguez Zapatero dhe Felipe, Princi i Asturias, emrin e të cilit mban dhe ky çmim i dërguan shkrimtarit shqiptar urimet e tyre përmes një letre ku i shprehnin dhe vlerësimet e tyre mbi veprën e tij, për të cilën fitoi dhe çmimin Princi i Asturias për Letërsinë 2009. Vitin e kaluar, fituesja e Çmimit Princi i Asturias për Letërsinë ishte kanadezja, Margaret Atëod, të cilën juria e nderoi për veprën e saj të shkëlqyer, sidomos në mbrojtjen e dinjitetit të grave.
NOA