Disa portale në Maqedoni kanë publikuar emrat e 10 spiunëve të ish-shërbimeve sekrete, kryesisht UDB-së, pas miratimit të Ligjit të ri për lustacionin, i cili lejon publikimin e emrave të tyre me emër e mbiemër. Sipas Komisionit për Lustracionin, procedurat ligjore për shpalljen e emrave të ish-spiunëve dhe bashkëpunëtorëve të organeve të sigurimit shtetëror do të përfundojnë gjatë ditëve të ardhshme. Por portali “MKD” në gjuhën maqedonase ka shkruar se procedura deri tani është përfunduar për 10 persona. Mes tyre janë tre shqiptarë. Sipas “MKD”, ata janë: Rexhep Zllatku, Mustafa Spahiu, Hisen Shaqiri. Disa nga emrat e publikuar kanë mohuar përfshirjen e tyre në shërbimet sekrete të së kaluarës, raportoi agjencia INA.