Në protestën e djeshme të shqiptarëve në Shkup, me moton “Protesto Shqip”, krahas thirrjeve për rrëzimin e Qeverisë u kënduan edhe këngë patriotike dhe himni kombëtar shqiptar.
Teksa u këndua himni kombëtar, protestuesit e grumbulluar filluan të këndojnë dhe të brohorasin nga emocioni që u dhuroi këngëtarja.
Mijëra shqiptarë protestuan në Shkup dje kundër Thaçit dhe Ahmetit. Protestuesit brohorisnin “Stop dhunës ndaj shqiptarëve”, “Ali tradhtari”, “Besa –Besë besën e kemi dhënë!, “UÇK” , etj në shoqërimin edhe të këngëve patriotike.