Shmangen sulmet terroriste ne Europian arrestohet neonazisti

Shmangen sulmet terroriste në Europian, arrestohet neonazisti

Mediat franceze kanë bërë të ditur se gjatë javës së kaluar forcat e rendit kanë arrestuar në Ukrainë 25 vjeçarin francez Gregoire M.. Sot u mësua se personi në fjalë po planifikonte 15 sulme terroriste gjatë Europianit, duke filluar nga ceremonia e hapjes që zhvillohet të premten në Paris. Atij iu sekuestrua një arsenal i mirëfilltë armësh.

n-1110-63273529

Arrestimi i tij u bë gjatë momentit kur francezi, i cili i përkiste organizatave ekstremiste të djathta, po përpiqej të kalonte kontrabandë nga Ukraina në Poloni eksplozivët dhe armët që kishte mbledhur për të realizuar këto sulme.

Shërbimet sekrete ukrainase e konfirmuan sot këtë lajm, duke publikuar edhe fotot dhe videot e të arrestuarit. Gjatë arrestimit, atij iu sekuestruan disa kallashnikovë, dy granatahedhëse RPG-7, 125 kilogram eksplozivë dhe 20 detonatorë elektrikë.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama