Ekspertët pohojnë se hidhërimi dhe nervozizmi, që shoqërohen me përplasje të dyerve, bërtitje, hedhje të gjësendeve etj., mund të ndikojnë në zhvillimin e zemrës së fëmijës Ndërkohë, foshnjat nënat e të cilëve kishin qenë të qeta dhe nuk kanë pasur episode agresive gjatë shtatzënisë, kishin pasur ritëm të rregullt të zemrës, pohon studimi i realizuar nga Universiteti Sussex.
Të dhënat nga ky studim janë të bazuara në hulumtimin ku kanë marrë pjesë 49 shtatzëna të moshave ndërmjet 22 dhe 39 vjeç, me ç’rast ato janë testuar se si reagojnë në situata të papërshtatshme, a janë afektive dhe nëse kanë reagime të pakontrolluara si pasojë e nervozës.
IkubInfo