Shofere qe ngasin makinen ndersa kryejne edhe shume gjera te tjera

Shofere qe ngasin makinen, ndersa kryejne edhe shume gjera te tjera
Mjafton vetëm një moment i humbjes së vëmendjes për një shofer, kudo qoftë ai, për t’u bërë rrezik aksidenti në rrugë. Sigurisht që multidetyra, prapa timonit të makinës, nuk është e aspak e këshillueshme. Pra, çfarë mund të ketë qenë duke menduar një shofer, kur vendosi të përdorë lap topin e tij, të pijë një filxhan kafeje, si dhe të gjejë përgjigjet e një quizi, gjatë kohës që po qëndron prapa timonit të makinës? Pas një vale kontrollesh rrugore të kryer nga policia rezultoi të gjendeshin shumë persona, të cilët ngisnin makinën e tyre duke folur në celularë.

Ndërkohë që, një shofer është parë teksa priste me thikë një dardhë, e cila ndodhej në pemë.

Oficerët e policisë, kanë nisur një operacion, i cili quhet Operation Tramline, ku do të qëndrojnë duke kontrolluar sjelljen e shoferëve pas timonit, për disa ditë me radhë.

Drejtuesi i organizimit, Paul Diamond, i cili po udhëheq nismën, deklaroi sot se pjesa e parë e valës kontrolluese ishte pesëditore dhe u shpreh se ajo do të vazhdojë dhe lëshoi një mesazh: “Kjo nismë duhet të dërgojë një mesazh me zë të lartë për shoferët. Nëse ju do të shikoheni duke përdorur telefonin tuaj celular, gjatë drejtimit të automjetit, do të gjobiteni me një fletë gjobe, prej 60 paund britanikë.

Nga ana tjetër, nëse do të shkaktoni një përplasje me makinë, duke sjellë kështu vdekjen, për shkak të përdorimit të celularit, gjatë ngasjes së makinës, do të dënoheni me 14 vjet burg. Mos vendosni veten tuaj dhe të tjerët në rrezik.”

Oficerët e punësuar të policisë kanë marrë disa kamionë, në mënyrë që të mund të shohin sa më mirë nga lart personat, të cilët shkelin ligjin.

Aktualisht, deri në këto momente, janë ndaluar rreth 84 automjete dhe  65 persona janë ndjekur penalisht.

Nga këto, 39 persona janë ndjekur penalisht për ngasje të makinës duke përdorur telefonat celular dhe 26 shoferë janë ndjekur penalisht, pasi kanë qenë jo nën kontrollin e duhur për të ngarë automjetin e tyre.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama