Shoferet me taka rrezik vdekjeje

Shoferet me taka, rrezik vdekjeje
Ekspertët e sigurisë rrugore në Britani kanë kërkuar që të aplikohen gjoba të rënda për të gjitha ato gra që i japin makinës me këpucë të papërshtatshme. ”Daily Mail” publikoi të martën një artikull, në të cilin ngrihej shqetësimi për një lidhje të qartë të shumë rasteve të aksidenteve, me mbajtjen e takave nga drejtueset e automjeteve.

Ndonëse nuk ka asnjë ligj që e pengon diçka të tillë, vlerësohet se takat e larta janë një rrezik potencial, pasi mund të ngecin midis pedaleve, duke bërë të pamundur shkeljen në kohë të frenave apo gazit, nëse një situatë rreziku do të paraqitet.

”Drejtimi i një mjeti është një përgjegjësi që duhet të merret shumë më seriozisht. Është shumë shqetësuese që shumë drejtuese femra kanë pak respekt për sigurinë e tyre dhe të personave të tjerë, duke veshur këpucë aspak të përshtatshme”, deklaroi një eksperte e sigurisë rrugore.

Më parë, një anketë e realizuar tregoi se 40% e femrave ngasin makinën me taka. Në një raport të njëjtë përqindje është numri i grave që mbajnë këpucë të sheshta në makinë vetëm për drejtim, ndërsa një në pesë femra është në gjendje të drejtojë zbathur.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama