Do të jetë apo jo Hoze Murinjo trajner i ardhshëm i Junajtid? Kjo është dilema më e madhe e mediave në Angli, të cilat ditën e djeshme kanë zbuluar një tjetër fakt interesant mbi të ardhmen e portugezit. Ai u ka treguar miqve të tij se shumë shpejt do të marrë stolin e "djajve" dhe duket se ka arritur një akord me drejtuesit e Junajtid. "Mirror" shkon akoma më tej, duke planifikuar edhe merkaton e Murinjos.
Sipas kësaj gazete, i pari që do t'u bashkohet "djajve" është Gonzalo Higuain. Për argjentinasin është gati oferta 70 milionë paund.