Shoku i Muhaxherit Lavdrimi eshte i vdekur per mua

Shoku i Muhaxherit: Lavdrimi eshte i vdekur per mua

Shoku i fëmijërisë i Lavdrim Muhaxherit, është shprehur se ndihet i turpëruar për veprimet e xhihadistit kosovar që po lufton përkrah Shtetit Islamik.

Kjo bëhet e ditur përmes një shkrimi në “Al Jazeeran” e Amerikës, për radikalizmin fetar në Kosovë dhe luftëtarët kosovarë që shkojnë në Siri për të luftuar përkrah grupit terrorist ISIS. Në këtë artikull theksohet ndër të tjera se veprimet e luftëtarit më të njohur kosovar që po lufton përkrah terroristëve, janë dënuar nga të afërmit e tij.

Afrim Lika është një 32-vjeçar, i cili thuhet se e njeh Lavdrim Muhaxherrin që prej fëmijërisë, duke thënë se tani është bërë me rrezik të shkosh nëpër xhami pasi ekziston mundësia e manipulimit të të rinjve.

“Më parë, prindërit tanë ishin krenar nëse ne shkonim në xhami, mirëpo tani ata duan të na ndalojnë”, ka thënë Afrim Lika.

Lika thotë se me Muhaxherin njihen që fëmijë, por se tani “ai është i vdekur për të”. Ai shprehet i shqetësuar se më shumë të rinj nga Kaçaniku mund t’i bashkohen ISIS-it, dhe ka ndaluar të afërmit e tij që të shkojnë në xhami, pasi ekziston rreziku i manipulimit nga personat që janë të afërt me ISIS.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama