Ish-portieri legjendar Oliver Kahn e ka cilësuar mendim arrogant kritikën e Mehmet Shollit ndaj stafit teknik të Joakim Lëvit. Në qëndrimin e tij për "ZDF", eksperti gjerman tregon edhe një anekdotë nga Europiani 1996 duke e lidhur me dëmtimet para Francës.
"Situata jonë në gjysmëfinale ka qenë më e vështirë sesa kjo e Lëvit. Para gjysmëfinales ndaj organizatorëve të Anglisë në 1996 na mungonin 7 lojtarë.
Aq shumë probleme kishim, saqë po mendohej të futesha unë si lojtar fushe. Do kisha vërtet dëshirë të luaja në atë gjysmëfinale jo si portier.
Fanella ime si portier i dytë dhe e Oliver Rekut si portier i tretë u ndryshua. Unë mund të luaja kudo. Si "tank" në sulm ose si "gladiator" në mbrojtje", tregon Oliver Kahn, i cili më pas kundërshton kritikën e Mehmet Shollit ndaj taktikës së Lëvit:
"Ne duhet të heqim dorë së luajtur me të njëjtën taktikë gjatë gjithë turneut apo gjatë gjithë sezonit. Lojtarët e sotëm kanë një formim ndryshe nga kohët tona. Shumë skuadra mund ta ndryshojnë skemën disa herë gjatë lojës.
Mendimi i Sholl m'u duk arrogant. Ne jemi më të fortët dhe nuk është aq e thjeshtë të dominosh futbollin e sotëm. Lëv arriti të dominojë taktikën italiane, ndaj së cilës ne s'bëmë dot asgjë. Më në fund iku koha e zgjuarsisë taktike italiane".