Shopingu permireson disponimin

Shopingu permireson disponimin
Nëse mendoni se termin “shoping-terapia” e kanë imagjinuar femrat për të arsyetuar blerjet e pakontrolluara, e keni gënjyer veten. Një studim më i ri ka vërtetuar se blerja ka efekt të gjatë në disponim, largon ndjenjat negative dhe nxit lumturi. Ekspertët kanë bërë qindra intervista nëpër qendrat tregtare. Përveç kësaj, ata kanë kërkuar nga blerësit që të mbajnë ditarë në lidhje me sjelljen dhe disponimin e tyre gjatë blerjes, dhe nëse më pas ndjehen me faj ose pendohen.

Rreth 62 për qind e të anketuarve kanë pohuar se kanë blerë diçka me qëllim që të ndihen më mirë, ndërsa 28 për qind e tyre kanë thënë se e konsiderojnë blerjen si formë e vetëshpërblimit. Ndjenjën e fajit dhe pendimit e kanë pasur vetëm blerësit të cilët janë lëshuar në blerje impulsive. Përfundimi i këtij studimi, i cili është publikuar në revistën amerikane për psikologji dhe marketing është: “Shoping-terapia në mënyrë të efektshme ndikon në përmirësimin e disponimit dhe largon ndjenjën e fajit dhe pendimit”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama