Shoqatat e gazetareve Rama ti kerkoje falje publike gazetares Erisa Zykaj per fyerjet

Shoqatat e gazetareve: Rama t'i kerkoje falje publike gazetares Erisa Zykaj per fyerjet

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë ka reaguar ndaj sjelljes së pahijshme që kryeministri Edi Rama shfaqi kundrejt gazetares Erisa Zykaj, në Bruksel, pas takimit që ai pati me presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk. Shoqata e Gazetarëve Profesionistë shpreh indinjatën për sjelljen fyese dhe arrogante të kryeministrit, për shkak të detyrës dhe ka kërkuar nga shoqatat homologe në botë që të kenë në vëmendje të tyre këtë akt të shëmtuar të kreut të qeverisë shqiptare.

 

Ajo u kujton atyre dhe opinionit publik se ky nuk është rasti i parë që kryeministri Rama reagon me arrogancë, nervozizëm e fyerje ndaj gazetarëve, por kjo është një sjellje në vazhdim pa etikë ndaj medias që i drejton pyetje për çështje sensitive. Për këtë arsye kryeministri Rama njihet tashmë si një ndër politikanët që bezdiset nga media e lirë. Për fyrjen ndaj gazetares Erisa Zykaj ka reaguar edhe Unioni i Gazetarëve. Në një deklaratë të tij thuhet se “Refuzimi ndaj pyetjeve të gazetares dhe reagimi i zotit Kryeministër shprehin një ofendim në prani të kamerës ndaj kolegës dhe detyrës së saj si gazetare”. Unioni i bën thirrje kryeministrit të kërkojë ndjesë publike ndaj gazetares.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama