Shoqeria civile proteste kunder devijimit te Vjoses

Shoqeria civile, proteste kunder devijimit te Vjoses

Ndërkohë që ministrat e Jashtëm të 13 vendeve të SEECP mblidheshin në hotël Sheraton, shoqëria civile me në krye ambientalistin Sazan Guri zhvilloi një protestë kundër devijimit të lumit Vjosa, Radikës dhe Bunës. “Gjeni një lumë dhe mbytuni ju” apo “Mos na hiqni pasuritë kombëtare” ishin disa nga pankartat e shoqërisë civile.

Megjithatë ato duket se nuk i bënë përshtypje kryeministrit Rama. Dje përfaqësues të shoqërisë civile i kërkuan ministrit të Jashtëm Bushati që të bëjë transparencë për çështjen e devijimit të lumenjve dhe të mos negociojë me fqinjët pa praninë e ekspertëve të shoqërisë civile.

“Grekët duan të marrin 40 përqind të Vjosës duke na shkaktuar humbje të mëdha energjitike por edhe një dëm ekologjik të pariparueshëm”, tha ambientalisti Sazan Guri. Kjo është protesta ne disatë e shoqërisë civile për ndalimin e devijimit të lumit Vjosa. Greqia e ka bërë kërkesën e parë për devijimin e Vjosës që në vitin 1978 për devijimin e 12 përqind të prurjeve për ndërtimin e një hidrocentrali të ri.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama