Shoshi ekspozite ne GKA
- Botuar: 15 vite më parë
- Shkruar nga:
Sonte, ora 18.00, në Galerinë Kombëtare të Arteve, hapet ekspozita e piktorit Zef Shoshi. Në këtë ekspozitë prezantohet autoportreti i vitit 1955, një grup veprash të periudhës së Akademisë në Rusi,
vepra të periudhës së pas studimeve (1960-1989),
një koleksion i periudhës 20-vjeçare (1989-2009),
si dhe dy vepra të realizuara këtë vit, "Pashuku" dhe "Vajza me strajce".
Punimet e viteve 2003-2010 prezantohen për herë të parë për publikun.
J. P.:Gazeta Shekulli