Lista ka qenë e plotë për 11 universitetet e vendit, ndërsa risia e këtij viti është që një ditë më pas, pra sot, fillojnë dhe regjistrimet në fakultete.
Ajo që është e re është se regjistrimet do të bëhen onlinë në faqen e MASH-it, dhe fituesit kanë afat deri në datën 23 shtator. Ndërsa të gjithë ata maturantë që nuk arrijnë të regjistrohen dot online, atëherë duhet të paraqiten pranë sekretarive mësimore në fakultete. Kjo ka ardhur për të shmangur radhët e gjatë në sekretari, por edhe për të ulur koston e nxënësve fitues të cilët udhëtonin nga vende të largëta.
Gjithashtu mësohet se maturanti që ka fituar për shembull preferencën 3, dhe ka merak, do të vazhdojë garën për preferencat 1, 2, ajo e treta nuk i digjet. Në rast se deri në 1 tetor, sistemi nuk e gjen fitues në preferenca 1 ose 2, ai ka preferencën 3 që nuk ia ndëron njeri.