Shpallet logoja fituese e 70-Vjetorit te Clirimit

Shpallet logoja fituese e 70-Vjetorit te Clirimit

Konkursi kombëtar për “Realizimin e logos kombëtare për 70-Vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë”, u finalizua dje në Galerinë Kombëtare të Arteve. Fitues u shpall Marijan Kamshi (21 vjeç), student në Akademinë e Arteve, dega e Grafikës. Sipas kryetarit të jurisë, Artan Shabani logoja është realizuar me këtë frymë. “Punimi fitues u zgjodh sepse në mënyrë harmonike përputh idenë me estetikën figurative. Logoja bashkon qartë, me harmoni dhe elegancë 3 elemente: numrin 70, përkrenaren e Skënderbeut në profil dhe tekstin “70-Vjetori i Çlirimit të Shqipërisë”.

Për mendimin tonë, logoja fituese duke u mbështetur te ngjyrat dhe simbolet kombëtare, ka një impakt pamor të menjëhershëm, të kuptueshëm shpejt dhe përcjell me dinjitet te publiku rëndësinë e ngjarjes dhe veçantinë e saj”, tha Shabani. Logoja për 70-Vjetorin e Çlirimit, do të shoqërojë të gjitha evenimentet zyrtare të institucioneve qendrore shtetërore, si pjesë identifikuese e përvjetorit të vitit jubilar. Në tërësinë e tyre, festimet e 70-Vjetorit, duke marrë referencë nga një periudhë e rëndësishme e historisë shqiptare, do të vihen në shërbim të së ardhmes evropiane të vendit. Në konkurs merrnin pjesë nxënësit e shkollave të mesme, studentë dhe artistë të rinj. Punimi i Logos, së 70-Vjetorit të Çlirimit është shprehje grafike. Punimi prezantohej me ngjyra mbi letër. Vlerësimi artistik i çmimit fitues është 150.000 (njëqind e pesëdhjetë mijë lekë), ku përfshihet dhe taksat e aplikueshme. Projekti fitues do të bëhet pronë e fondit të GKA-së.  


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama