Shpella 3000-vjecare e Himares kryebashkiakuMinistria ka dhene leje per te ndertuar nje restorant brenda shpelles

Shpella 3000-vjecare e Himares kryebashkiaku:Ministria ka dhene leje per te ndertuar nje restorant brenda shpelles
Punimet me fadroma pranë shpellës së Himarës, që rrezikojnë seriozisht jetën e monumentit, kanë përplasur Ministrinë e Kulturës dhe bashkinë e qytetit jugor. Një ditë pas botimit të lajmit dhe fotografive në “GSh”, kanë reaguar të dyja institucionet.

Arbër Kadia, drejtor i Trashëgimisë në MTKRS, sa u takon masivëve të gurëve që po hiqen rreth shpellës, tha se zona në fjalë nuk është e mbrojtur.

“Punimet që po bëhen nuk janë në zonë të mbrojtur. Ne kemi dërguar në terren specialistët tanë, të cilët po e shohin me vëmendje gjendjen. Problemi nuk qëndron te Ministria e Kulturës, por tek Bashkia e Himarës”, - deklaroi zyrtari i lartë.

Nga ana tjetër, ai shtoi se subjekti që po ndërhyn në zonë nuk ka marrë leje nga institucioni që ai përfaqëson.
Për të njëjtën çështje, kryetari  Bashkisë së Himarës, z.Jorgo Goro  ka bërë me dije se objekti, ndërhyrja në zonën pranë shpellës së Himarës është pa leje.

 “Punimet pranë shpellës janë pezulluar nga ana jonë sepse kanë qenë pa leje. Ka qenë një banor që ka shtëpinë e tij pranë shpellës, që donte të hapte rrugë drejt saj”, – deklaroi Goro.

Kryetari i bashkisë, mohoi të ketë dhënë leje paraprakisht për ndërhyrjen, ndërsa shtoi se Ministria e Kulturës, që ka dërguar specialistë në zonë, duhet të shohë më shumë sesa këtë ngjarje, lejen që vetë ajo ka dhënë për të bërë restorant brenda shpellës.

 “Ministria kishte dërguar specialistë në terren, sapo kishte marrë dijeni për ndërhyrjen. Por, ju duhet ta dini se ajo vetë ka dhënë leje për të ndërtuar një restorant brenda shpellës”, – përfundoi Goro.

Megjithëkëtë, mbetet e paqartë se sa e ka dëmtuar objektin 3000-vjeçar.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama