Krimi më i madh që po ndodh në Kosovë lidhet me shpronësimin e tokave. Kështu deklaroi deputeti i Kosovës, Shpend Ahmeti gajtë një interviste televizive për televizonin "KTV". Sipas tij, kjo ndodh, pasi zyrtarët, zakonisht informojnë “njerëzit e tyre” që të blejnë tokë nga autostrada që të përfitojnë nga shpronësimi.
“Unë mendoj se kjo është një temë jashtëzakonisht e mirë për gazetarët. Ekziston vendimi, në shkurt apo mars na është sjellë vendimi i qeverisë për shpronësimin e pjesës së parë të autostradës Prishtinë-Shkup. Do të ishte mirë dikush t'i shikojë ato emra, pronarë të tokave, do të ishte mirë të shihnin pse ndodhin transaksionet e tokave diku një vit apo dy para fillimit të autostradës dhe të gjithë njerëzit fillonin të blenin aty toka”, tha Ahmeti.
“Ismet Beqiri e bleu 9 mijë euro banesën e 200 mijë eurove”
Shpend Ahmeti thotë se pushtetarët kanë keqpërdorur pozitën për t'u pasuruar. Ai ka përdorur pronësinë e banesave. Më konkretisht, Ahmeti flet për Ismet Beqirin, për të cilin ka thënë se ka blerë banesë 9 mijë euro, që sipas vlerës, do të duhej të blihej për 200 mijë euro.