Shpend Ahmeti rrefen tmerrin ne Shkup Ja thirrjet raciste ndaj shqiptareve

Shpend Ahmeti rrëfen tmerrin në Shkup: Ja thirrjet raciste ndaj shqiptarëve

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka rrëfyer çastet e tmerrit që përjetoi në ndeshjen e luajtur një ditë më parë mes Vardarit dhe Shkëndijës (1-1).

13000273_1695080767424916_2975751543926431840_nNdeshja e vlefshme për Javën e 27 të Ligës maqedonase u shoqërua nga tensionet në fushë dhe thirrje raciste kundër shqiptarëve nga tifozët vendas.

Klubi i Shkëndijes luajti pa tifozë në këtë ndeshje, ndërsa tifozët e Vardarit sulmuan edhe pjesën e të ftuarve të ekipit kundërshtar që ndodhej në stadium dhe në tribunën VIP.

Si i ftuar special i ekipit të Shkëndijës, Ahmeti kritikon reagimin e dobët të policisë dhe evidenton urrejtjen e maqedonasve ndaj shqiptarëve që shfaqet hapur edhe në takime të tilla.

Untitled-77-470x288Në një koment të publikuar në profilin e tij në rrjetin social "Facebook", Ahmeti kritikon edhe qëndrimin e kryetarëve të partive politike shqiptare në Maqedoni.

Komenti i plotë i Shpend Ahmetit në "Facebook":

"Të gjithë ata që më njohin e dijnë se jam një adhurues i madh i futbollit. Tash e disa vite jam edhe tifoz i Shkendijes së Tetovës dhe sipas mundësive kam përcjellë ndeshje të ndryshme edhe në kampionatin e Maqedonisë edhe kur kanë luajtur në kualifikime evropiane.

IMG_3304-470x314

Dje isha në ndeshjen vendimtare të kampionatit në mes të Vardarit dhe Shkendijes në Shkup. Tifozëve të Shkendijes i ishte ndaluar hyrja në stadium ndërsa aty ishin mbledhur rreth 2 mijë tifozë të Vardarit. Ne ishim rreth 20 shqiptarë, mysafirë të klubit Shkëndija të cilëve udhëheqësia e Vardarit na kishte vendosur në mes të tifozëve të Vardarit.

Gjatë gjithë lojës këndimet e tifozëve të Vardarit ishin të llojit "shqiptarët e mirë janë shqiptarët e vdekur". Pasi shënoi Vardari, gjanat u tensionuan edhe më shumë sepse ata e kishin të qartë që aty jemi rreth 20 shqiptarë. Kur filluan të këndojnë se të gjithë maqedonët të ngriten në këmbë e vërtetuar se ishim shqiptarë. MIrëpo incidenti ndohi kur Shkëndija shënoi golin e barazimit, ndërsa kryetari i klubit të Shkëndijes u ngrit në këmbë për të festuar. QË nga ai moment, filluan të gjuajnë gjësende në drejtim tonin, duke goditur disa nga personat që ishin aty. Policia erdhi me vonesë, dhe u mundua ti qetësojë por pa sukses. U detyruan të na nxjerrin nga ndeshja për sigurinë tonë.

Jam i vetëdijshëm që huliganë të futbollit ka kudo në botë. Megjithatë, ajo që nuk mund të tejkalohen jane dy gjëra: 1. Urrejtja ndaj shqiptarëve është në maksimum dhe në situata të tilla shpërfaqet e pastër. 2. Përfaqësimi shqiptar në Maqedoni është në gjendje shumë të dobët. Koketimi i partive tona për qeveri pa kërkesa të qarta dhe parimore të shqiptarëve do të sjellë më shumë diskriminim dhe urrejtje ndaj shqiptarëve e jo vetëm në ndeshje futbolli.

Unë mund të jem atje vetëm disa orë, një herë në dy tre muaj, por shqiptarët e Maqedonisë atje jetojnë në kushte të tilla gjatë tërë vitit, brenda e jashtë stadiumit".

Untitled-2


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama