Tifozët kuqezinj që duan të mbështesin Kombëtaren e futbollit në finalet e Europianit që nis më 10 qershor në Francë, pritet të kenë shpenzimet më të larta se shumë shtete të tjera Evropiane.
Sipas një studimi të publikuar nga prestigjiozja britanike "Daily Mail", tifozët e Shqipërisë që duan të shohin edhe një ndeshje të vetme të Kombëtares, do dekurajohen pasi shuma që do shpenzojnë është sa 329 për qind e pagës së tyre mujore.
Studimi ka marrë si pagë mesatare mujore shumën 220,97 pound (ose 38815 mijë lekë, referuar kursit të Bankës së Shqipërisë).
"Kosto e udhëtimit për të shikuar ndeshjen, përfshirë ushqimin dhe pijet është 4,898 pound, (ose 860 382 mijë lekë të reja)".
Nëse kjo shifër krahasohet me britaniket, ajo është shumë herë më e lartë, pasi tifozët anglezë përllogariten të shpenzojnë për të parë skuadrën e tyre rreth 563 pound.
Tifozët që pritet të kenë shpenzimet më të larta në "Francë 2016" janë ata të Ukrainës me 8020 paund.