Edgar dhe Nina Otto shpenzuan rreth 155 000 dollarë për klonimin e qenit të tyre, të quajtur Sir Lancelot. Qeni labrador 11-vjeçar ngordhi në vitin 2008, nga kanceri. Edhe pse u tronditën shumë nga vdekja e tij, pasi nuk e prisnin që të ndodhte, ata ishin të përgatitur në një farë mënyre, pasi e kishin ruajtur ADN e Sir Lancelot katër vjet para vdekjes së tij. Në këtë kohë Efgar dhe Nina dëgjuan se teknologjia e klonimit kishte filluar të zhvillohej dhe të aplikohej edhe te kafshët.
“BioArts”, kompania amerikane që realizoi klonimin, e pezulloi aktivitetin e vet në shtator 2009, por i njëjti proces vijon të zhvillohet në Korenë e Jugut.
Në rastin e klonimit të kafshëve, ADN-ja e ruajtur e kafshëve injektohet në vezën e një nëne zëvendësuese. Firma që ende vijon ta aplikojë këtë praktikë në Korenë e Jugut është e vetmja që ka perfeksionuar teknologjinë e klonimit të kafshëve edhe më tutje me metoda shkencore dhe shumë moderne.
Edhe pse në shënjestër të shoqatave në mbrojtje të kafshëve, të cilat janë kundër praktikës së klonimit të kafshëve, pasi sipas tyre është e kotë të shpenzosh mijëra dollarë për të kopjuar një kafshë ndërkohë që janë me mijëra të tilla të pastreha që kanë nevojë për një familje dhe përkujdesje, çifti i të moshuarve ndihen shumë të lumtur me vendimin e tyre. Ata shprehen se është njësoj sikur qeni i vjetër të jetë përsëri pranë tyre, pasi këlyshi i klonuar ka bartur të njëjtat sjellje dhe bën të njëjta gjeste si Sir Lanceloti i dikurshëm.