Shperthejne protestat kunder islamizimit te Europes ne Gjermani mijera njerez ne marshim

Shperthejne protestat kunder islamizimit te Europes ne Gjermani, mijera njerez ne marshim

Më shumë se 25 mijë protestues kundër islamizimit të Europës marshuan në Dresden të Gjermanisë në protestën më të madhe që prej themelimit të lëvizjes së ashtëquajtur Pegida apo europianët patriotë kundër izlamizimit të Perëndimit.

Të veshur me të zeza dhe me parulla kundër emigrantëve në duar, protesuesit marshuan në rrugët e qytetit lindor para syve të policvë dhe demonstruesve kundër kësaj levizjeje. Organizatorët e lëvizjes shpërfillën thirrjet e politikanëve për të anulluar mitingun dhe injoruan apelin e kancelares gjermane Merkel se islami i përket Gjermanisë. Merkel foli gjatë një takimi që ajo pati me kryeministrin turk Davutoglu në Berlin, ku u shpreh kundër lëvizjes antiislame. Kancelarja njoftoi se do të marrë pjesë në një marshim homazh në portën e Brandenburgut në Berlin, që organizohet nga një grup mysliman për të nderuar viktimat e sulmeve të militantëve islamik në Francë. Marshimet në Berlin dhe qytetin perëndimor të Duesseldorf që dolën kundër lëvizjes Pegida, kishin shumë më pak protestues.

Sipas tyre, kjo lëvizje është raciste dhe jotoelrante. Edhe në Dresden mijëra vetë dolën kundër Pegidas dhe hodhën parulla kundër tyre. “I bëj thirrje kësaj lëvizje të reflektojë, të heqë dorë nga urrejtja dhe të reflektojë,” tha një protestues pro islamizimit.

“Kanë dalë në rrugë me flamurin francez dhe thonë se janë ruajtësit e kristianizimit perëndimor, por vetëm të krishterë që nuk janë,” tha një tjetër. Në Gjermani ligjet e azilit janë më liberale se në çdo vend tjetër të botës, kjo për shkak të së shkuarës naziste. Numri i azilantëve që vijnë në Gjermani nga shumë vende të Lindjes së Mesme vitin e shkuar arritën në 200 000, shifër kjo 4 herë më e lartë se në 2012-ën. Lëvizja Pegida ka trazuar politikën në Gjermani dhe duket sikur po i del në krah partisë euroskeptike Alternativa për Gjermaninë. Por po vetë partia që po përballet me një luftë të brendhme për pushtet, është e ndarë se si ta trajtojë lëvizjen e re antiislamizëm.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama