Një shpërthim me eksploziv është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 pranë Fakultetit Juridik në Tiranë, ku një bombë artizanale është vendosur në banesën e biznesmenit të ndërtimit Ilir Dako, ne katin e trete te nje pallati. Për pasojë është plagosur bashkëshortja e tij Vasilika Dako, 60 vjeç e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende motivet e ngjarjes ndërkohë që policia është duke marrë në pyetje biznesmenin Dako për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mësohet se Ilir Dako nuk ka pasur më parë asnjë problem me ligjin dhe ka mohuar të ketë pasur konflikte me njeri.