Kompozitori i mirënjohur Shpëtim Saraçi, i është rikthyer punës pasi ka hedhur pas krahëve problemet shëndetësore pak muaj më parë. Saraçi iu nënshtrua një operacioni në Gjermani, pasi pësoi një ishemi në tru. Kompozimet e tij mbajnë firmën e disa hiteve më të njohura pas viteve 90-të. Në vitin 2010 kënga e kompozuar dhe orkestruar prej tij, u këndua nga këngëtarja Aurela Gaçe, me të cilën prezantoi Shqipërinë në “Eurosong”. Momentalisht Saraçi, i është rikthyer punës duke qenë në krye të udhëheqjes artistike të festivalit të RTSH-së. Në rrjetin social “Facebook”, është publikuar një fotografi, që tregon Shpëtim Saraçin në formë mjaft të mirë, bashkë me drejtuesin e festivalit Enkel Demi.