Shpeton mrekullisht pasi nje shtize i pershkoi trurin

Shpeton mrekullisht pasi nje shtize i pershkoi trurin
Një adoleshent në Florida i ka mbijetuar një aksidenti, kur një fuzhnjë peshkimi e lëshuar padashje, i ka hyrë sipër syrit të djathtë, i ka përshkruar trurin duke depërtuar deri pas kokës. Mjekët thonë se pas trajtimit gati tre orësh, një operacioni për të hequr fuzhnjën, 16-vjeçari Yasser Lopez është zgjuar dhe arrin të komunikojë me mjekët, ndërsa ndodhet në reanimacion.

Ai së bashku me një shokun e vet ishin duke peshkuar kur fuzhnja u shkrep aksidentalisht dhe i hyri në kokë djaloshit, i cili u transportua menjëherë në spitalin më të afërt në Miami. Kur mbërriti në spital, ai ishte i vetëdijshëm dhe arrinte të fliste, gjë që linte të kuptohej se nuk mund t'i mbijetonte operacionit. Mrekullisht, adoleshenti tashmë ndodhet në trajtim intensiv, mund të komunikojë me fjali të shkurta me stafin mjekësor, edhe pse nuk mban mend sesi ndodhi aksidenti.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama