Shpiket ilaci qe te mban esell

Shpiket ilaçi qe te mban 'esell'
Një grup mjekësh në SHBA janë duke testuar një ilaç, i cili mund të shmangë efektet më tipike të dehjes nga alkooli tek njerëzit. Studiuesit  besojnë se një substancë e quajtur iomazenil, nëse konsumohet përpara se të fillohet të pihet alkool, është në gjendje të eliminojë disa prej efekteve të alkoolit në tru. Ilaçi i shpikur nga studiuesit e Universitetit të Yale besohet se do të ketë efekte pozitive tek ata që do ta konsumojnë atë përpara se të pinë alkool, pasi testimet e para kanë dhënë rezultate shumë optimiste. Megjithatë, synimi i studiueseve është që mos të krijojnë një ilaç i cili t’i nxisë njerëzit të pinë gjithnjë e më tepër, përkundrazi, ai shihet edhe si një përpjekje për të ndihmuar të alkoolizuarit që të heqin dorë nga vesi i tyre.

Sipas studiuesve, një ilaç që ka potencialin të bllokojë veprimet e alkoolit në sistemin nervor qendror, mund të veprojë shumë mirë edhe si një ilaç unik në trajtimin e problemeve që lidhen me alkoolizmin në përgjithësi. Megjithatë, nuk është e sigurt se ky ilaç do të mbrojë edhe organet e tjera të njeriut, po kaq jetësore sa edhe truri, si p.sh, mëlçia që dëmtohen shumë gjatë konsumimit të alkoolit.  Shpikja e re nuk ka kaluar pa kritika, pasi mund të nxisë njerëzit të konsumojnë më shumë alkool, duke qenë se me këtë ilaç ata nuk do të ndihen të dehur edhe duke pirë me shumicë, gjë që ka efekte shumë negative në organet e brendshme jetësore të njeriut.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama