Eksperimente me gjenome njerëzore tani për tani nuk mund të bëhen, pasi është e ndaluar me ligj ndërkombëtar, prandaj shkencëtarët filluan ta sintetizojnë materialin në kushte laboratorike. Mirëpo, ku do të gjendet gjithë ajo sasi cergash merimange? Kësaj pyetjeje i dhanë përgjigje gjenetistët amerikanë, të cilët mundën të siguronin gjene merimangash në ADN-në e dhive, gjë që premton se cergën e merimangës mund ta prodhojmë nga qumështi i dhisë. Të njëjtën teknologji përdorën ata pastaj për prodhimin e fijeve të mëndafshit. Mbeti puna vetëm për të gjetur një makinë që të tirrte nga këto fije për pëlhurën antiplumb: U deshën gjashtë muaj punë për të shfrytëzuar insektet e modifikuara dhe për të prodhuar pajisjet përkatëse dhe ... pëlhura antiplumb ishte gati!
Kjo po ndodh për herë të parë në botë. Cerga e merimangës endet në tezgjah si fill i zakonshëm dhe mund të prodhohet nga ky fill një material pesë herë më i fortë se çeliku dhe shumë herë më i fortë se sa kevlari, me të cilin prodhohen tanimë jelekët antiplumb. Etapa tjetër është transplantimi i kësaj pëlhure në pjesën e jashtme të lëkurës së njeriut dhe, edhe pse mund të shëmtohet deri diku lëkura e tyre, kanë dalë me mijëra vullnetarë. Nga pikëpamja shkencore tanimë po studiohet se si mund të reagojë lëkura e njeriut ndaj një transplantimi të tillë. Po kështu, kjo lëkurë e fortë mund të përdoret edhe për të zëvendësuar lëkurën e njerëzve në rastin e djegieve dhe dëmtimeve të tjera.