Shpiket makina qe mat te qeshuren

Shpiket makina qe mat te qeshuren
Një profesor japonez ka shpikur një makinë që mat të qeshurat dhe njësinë e matjes së tyre ’ha’ për të përcaktuar përmes këtyre dy mjeteve nëse e qeshura e dikujt është e çiltër, cinike apo tallëse. Sapo truri vë re diçka zbavitëse, diafragma vihet në lëvizje, shpjegon Joji Kimura, profesor i shkencave të komunikimit në Universitetin e Osakës. Pajisja e ndërtuar prej tij mat 3.000 herë në sekondë sinjalet elektrike që lëshon trupi kur qesh. Kjo shpeshtësi lejon të përcaktohet nëse dikush qesh me gjithë zemër apo sa për të thënë, çiltërsisht apo me ironi e cinizëm.

E qeshura e fëmijëve është më spontane, thotë profesori, me mesatarisht 10 ‘ha’ në sekondë, pra dy herë më tepër se të rriturit, të cilët e humbin spontanitetin dhe e gjykojnë më parë çështjen nëse duhet qeshur në disa gjendje ose jo. Profesori dallon katër etapa te e qeshura: qeshja e përmbajtur, dalja jashtë normës, e qeshura me gjithë zemër dhe shpërthimet e të qeshurave. Të kuptosh mekanizmin e kalimit nga një fazë të tjetra do të thotë të zbulosh një nga të fshehtat e shpirtit njerëzor sepse, për profesorin, e qeshura të lejon ta rinisësh diçka me këmbën e mbarë, ashtu si ristartimi i kompjuterit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama