“Deri më 2020, shumica e njerëzve do te jenë familjarizuar me pajisjen e re dhe do ta përdorin atë për blerje, duke eleminuar në këtë mënyrë transaksionet me anë të parave. Njerëzit do të krijojnë besimin në hardware dhe software personalë për trajtimin e transaksioneve monetare në internet dhe në dyqane. Paraja dhe kartat e kreditit do të jenë zhdukur kryesisht nga shumica e transaksioneve që ndodhin në vendet e përparuara”,- shprehen anketuesit.
Ndërsa sipas Susan Crawford, profesor në Universiteti i Harvardit ky proces nuk është asgjë më shumë sesa një politikë monetare. Pra nuk do të ketë para për të blerë ushqime, por thjesh rolin e tyre do ta luajnë disa butona. Shpikja e fundit luan rolin e pajisjeve që ndodhen në dyqane apo supermarket, ku pagesat mund t’i bësh me kartë krediti dhe jo në kesh dhe shpenzimet ato do të zbriten nga llogaria jote bankare. Shpikja është në qarkullim dhe sipas sondazhit është parë që 38% e të pyeturve i kanë bërë pagesat nga Smartphoni i tyre. Gjithashtu falë pajisjes mund të kontrollosh llogarinë tënde bankare, apo të paguash faturat dhe detyrimet.