Shkencëtarët e Universitetit të Standordit kanë shpikur syrin elektronik. Në këtë mënyrë në të ardhmen njerëzit mund të bëjnë implant retinal dhe më pas për të shikuar do ta furnizojnë atë me bateri. Implanti i syrit elektronik stimulon nervat e syrit, gjë e cila ndihmon për të parë. Në këtë mënyrë, kjo shpikje i jep zgjidhe problemeve të sëmundjeve që sjellin verbërimin. Implanti ende nuk është testuar tek njerëzit, por ka treguar se funksionon tek minjtë.