Shpresoj qe pyetjet te mos jene te nxehta si ju

'Shpresoj qe pyetjet te mos jene te nxehta si ju'
Një ministër egjiptian ka nxitur debate pasi ka kërkuar të dijë nga një gazetare në transmetim të drejtpërdrejtë, nëse pyetjet e saj do të ishin të nxehta si vetë ajo. Ministri i Informacionit në Egjipt, nga radhët e partisë “Vëllazëria Myslimane”, Salah Abdel Maksud, u kap në kamera në fillim të emisionit duke i thënë gazetares Zeina Yazjy, në televizionin e Dubait, se “Shpresoj që pyetjet tuaja të mos jenë të nxehta si ju”. Gazetarja i është përgjigjur menjëherë: “Pyetjet e mia mund të jenë të nxehta, por unë jam krejt e kundërta, jam shumë e ftohtë”. Më pas, intervista vazhdoi normalisht. Maksud është anëtar i “Vëllazërisë Myslimane”, partia politike dhe fetare që fitoi zgjedhjet e para të lira në Egjipt. Qindra egjiptianë kanë shkruar në rrjetin social “Twitter” se këto komente ishin të pavenda dhe duhet të dënohen. Shumë kanë shkruar se ishte hipokrite të shihje një anëtar të partisë islamike të ngacmonte drejtpërdrejt një prezantuese emisionesh, kur për gratë në televizionin shtetëror egjiptian u vendos një ligj për të mbajtur shami në kokë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama