Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Zyrtarë amerikanë të shëndetësisë janë të alarmuar pasi stina e gripit ka filluar këtë vit para kohe. Stina e gripit zakonisht fillon në janar.
Kjo, thonë ata, mund të jetë shenjë se stina e gripit këtë vit do të jetë e rreptë dhe më e gjatë.
Gjatë dekadës së fundit lloji i gripit ka qenë i zakonshëm – me përjashtim të rasteve të gripit të derrit H3N2, që ka qenë i lidhur me llojet e gripit të rëndë mes moshave të reja dhe të moshuave.
Pesë shtete – Tenesi, Misisipi, Alabama, Luiziana dhe Teksasi janë prekur tanimë nga gripi, dhe shtetet Misouri dhe Xhorxhia nuk janë shumë prapa me ethe, dhimbje trupi, dhimbje të fytit, bllokim hundësh dhe dhimbje koke – shenjat kryesore të gripit për shumë njerëz.
Por ka edhe një lajm të mirë – vaksina e gripit këtë vit është një mjet i mirë për të luftuar mikrobin. Gjithashtu, meqenëse gripi i sivjetëm është shfaqur para janarit, vaksina kundër gripit duhet parë edhe si një dhuratë për festat e fund-vitit.
http://astritlulushi.wordpress.com/2012/12/04/shqetesime-rreth-gripit/