Pas 15 ditë përgatitjesh për finalet e "Euro 2016", stafi mjekësor konfirmon se gjendja e futbollistëve të Kombëtares në Francë është optimale.
Në një njoftim të shkurtër të publikuar në faqen zyrtare të FSHF-së, thuhet se kuqezinjtë gëzojnë një gjendje të mirë fizike pas përgatitjeve intensive.
Për Abrashin thuhet se është pranë rikuperimit pas dëmtimit, ndërsa Mavraj është lënë pushim nga trajneri.
"Sipas stafit mjeksor të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë dhe të gjithë janë të gatshëm për të luajtur. Edhe ata, si Abrashi që ka qenë i dëmtuar në shpatull apo dikush tjetër, po shkojnë drejt rikuperiumit të plotë. Mavraj është lënë sot, pushim nga ana e trajnerit De Biasi, për shkak se ndjehej i lodhur nga seancat e fundit stërvitore. Të gjithë futbollistët, pas darkës, i nënshtrohen trajtimit nga ana e fizioterapistëve.",-thuhet në njoftimin e FSHF-së.
Kuqezinjtë ndodhen prej dy ditësh në Francë dhe u janë nënshtruar një stërvitje intensive në prag të finaleve të Europianit që nis të premten.