Shqiperi-Mali i Zi marreveshje bashkepunimi ne fushen e zhvillimit urban dhe planifikimit

gjermeni3 copyTIRANE, 30 Tetor/ATSH/- Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrin e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit të Malit të Zi, Branimir Gvozdenoviç.

Marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit urban dhe planifikimit, u nënshkrua në kuadër të vizitës zyrtare që ministrja Gjermeni zhvilloi sot në Mal të Zi.

Gjermeni deklaroi se "bashkëpunimi ndërmjet dy ministrive dhe vendeve tona do të konkretizohet tashmë, edhe në hartimin dhe zbatimin e projekteve konkrete ndërkufitare me në fokus zhvillimin e qëndrueshëm dhe të integruar të zonës kufitare".gjermeni6 copy

Sistemi elektronik i lejeve të ndërtimit, vijoi ministrja, do të jetë një tjetër fushë bashkëpunimi ndërmjet stafeve teknike të dy ministrive tona, duke garantuar kështu zhvillimin e një platforme dixhitale me modelet më bashkëkohore në shërbim të qytetarëve dhe investitorëve të huaj dhe vendas. /a.gegvataj/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama