Shqiperi-Turqi nenshkruhet Memorandumi i Mirekuptimit per Bashkepunim ne fushen e Arsimit te Larte

Shqipëri-Turqi-nënshkrim Memorandumi i Mirëkuptimit për Bashkëpunimin në fushën e Arsimit të Lartë (1)
TIRANE, 20 Nëntor/ATSH/- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, nënshkroi sot në Turqi "Memorandumin e Mirëkuptimit për Bashkëpunim në fushën e Arsimit të Lartë", me Këshillin e Arsimit të Lartë të Turqisë.

Nënshkrimi i këtij memorandumi synon të forcojë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona, sidomos në fushën e arsimit të lartë, duke nxitur dhe mbështetur, ofrimin e bursave për studentët, bashkëpunimin e ngushtë për njohjen e diplomave, si dhe mbështetjen për hapjen e departamenteve të gjuhës shqipe në Institucionet e Arsimit të Lartë turke.

Ofrimi reciprok i bursave për studime universitare përbën rëndësi të veçantë për qarkullimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të studentëve, bazuar kjo në interesin e shfaqur në rritje nga studentët shqiptarë dhe turq.Shqipëri-Turqi-nënshkrim Memorandumi i Mirëkuptimit për Bashkëpunimin në fushën e Arsimit të Lartë

Gjatë takimit me kren e Këshillit të Arsimit të Lartë të Turqisë, ministrja Nikolla u shpreh se; "Lehtësimi i procedurave të njohjes së ndërsjelltë të diplomave, jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin (mobilitetin) e studentëve, por dhe do të rrisë numrin e shkëmbimeve universitare."

Nga ana tjetër ministrja Nikolla theksoi, se; "Hapja e departamenteve të gjuhës shqipe në IAL-të turke dhe mësimi i gjuhës shqipe në nivel universitar do të promovojë vlerat e popullit shqiptar dhe të shqiptarëve në Turqi, si dhe do të jetë një vlerë e shtuar në studimet kërkimore-shkencore historike dhe gjuhësore."/a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama