Shqiperi-Zvicer/ Duka tregon pengun e ndeshjes Nje pike e meritonim

Shqipëri-Zvicër/ Duka tregon pengun e ndeshjes: Një pikë e meritonim

Presidenti i Federatës Shqiptare të futbollit, Armand Duka shprehet se lojtarët gabuan në ndeshjen me Zvicrën për aq kohë sa luajtën nën tension.

13413840_1194707527215245_8131490_n

Kreu i FSHF-së duket se "nuk ia fal Gashit" humbjen e një rasti të pastër për gol që pati në pjesën e dytë, ndërsa shprehet se me lojën e treguar ndaj Zvicrës (0-1), kuqezinjtë e meritonin një pikë.

"Ai i Gashit ishte një rast shumë i pastër, pasi ishte pa asnjë lloj presioni dhe në momentin e duhur pasi një gol aty ishte një pikë e padiskutueshme dhe do ishim në humor të mirë, dhe gjithë ata tifozë që ishin në stadium dhe ata miliona shqiptarë që panë ndeshjen, Ky është futbolli, ne e pritëm me kënaqësi dhe gëzim që do ishim këtu. Nuk është se një humbje me Zvicrën do të na pezmatojë, por duke parë çfarë dhamë na mërzit shumë pasi të paktën një pikë e meritonim",-ka thënë Duka për "Supersport".

Kreu i FSHF-s u mundua të ngushëllojë ekipin pas humbjes, duke thënë se lufta vazhdon me dy ndeshjet e tjera që janë përpara, me Francën dhe Rumaninë.

"Unë uroj që tifozët të jenë të kënaqur që janë pjesë e këtij kompeticioni, jam shumë i sigurt se do të ishin shumë më të kënaqur me një rezultat pozitiv dhe i ftoj ta ndjekin këtë ekip, pasi jo çdo gjë mbaron me këtë ndeshje. Lufta vazhdon, kemi dhe dy ndeshje të tjera dhe mund të bëjmë mirë",-tha ai.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama