UPDATE/ Pas stërvitjes së fundit në stadiumin "Iv Lezhano", sot Kombëtarja la hotelin në të cilin ishte akomoduar më parë dhe në orët e mesditës mbërriti në Lens, qytet në të cilin nesër do të luhet sfida mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
Stërvitja e fundit në stadiumin "Bollaert Delelis" është programuar për në orën 18:30, ndërsa në 17:45 përpara mediave në konferencën e zakonshme për shtyp do të dalë trajneri De Biazi dhe kapiteni Cana.
Paraditen e djeshme kuqezinjtë pushuan në prag të debutimit në Europian, ndërsa pasdite trajneri De Biazi thirri futbollistët për një mbledhje. Skuadra analizoi me video kundërshtarin, duke ndjekur disa nga ndeshjet e fundit të Zvicrës.