UEFA ka nisur procedim disiplinorë ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit për sjelljen e tifozëve në ndeshjen Shqipëri-Zvicër.
Komisioni i Etikës pranë 'qeverisë së futbollit europian' ka nisur hetimet dhe rasti do të gjykohet në seancën e datës 21 korrik.
Sjellja e tifozërisë shqiptare në stadiumin e Francës u vlerësua nga shumë media ndërkombëtare, por mesa duket, disa detaje nuk i kanë shtëpuar UEFA që pritet të marrë masa ndaj FSHF-së.
Një ditë më parë qeveria greke protestoi pranë UEFA-s për shfaqjen e një parulle që fliste për gjenocidin ndaj çamëve në Greqi.
UEFA reagoi duke hequr banderolën menjëherë sapo u shfaq në stadium dhe u kujdes që këto pamje të mos shfaqeshin as në ekranet televizive, ndërsa Greqia i dërgoi notë proteste Francës si vend organizator dhe Shqipërisë.