Objektivi i realizimit të këtyre aktiviteteve është krijimi i një tradite dhe vazhdueshmërie, si dhe në të njëjtën kohë dhe prezantimi, e promovimi i stilistëve të njohur e të rinj si dhe modeleve të vendit". Më pas Sokolaj shton se respektimi i standarteve të "FashionTV Party"-s, do të krijojë dhe mundësinë e krijimit të modelit të organizimit të aktiviteteve të këtij lloji. Gjithashtu gjatë transmetimit të aktivitetit në një minutazh të caktuar në satelitin e vetëm Shqipëria transmeton në "Fashion tv" francez të modës në botë, "FashionTV", krijohet mundësia e promovimit të bizneseve dhe qendrave turistike të vendit.
Risia e këtyre aktiviteteve do të fillojë në qytetin bregdetar të Durrësit me datë 8 Gusht për tu pasuar me një zonë tjetër po bregdetare, po kësaj radhe në veri në vendit, në plazhin e Velipojës. Aktivitete të ngjashme do ketë dhe në bregdetin e Vlorës dhe të Sarandës. Nuk do të mungojnë surprizat e shumta gjatë festave, ku të ftuar do jenë dashamirës të modës, stilistë, gazetarë, etj. Qëllimi i zgjedhjes së këtyre qyteteve është jo vetem për faktin se kanë një fluks të madh të shtresës së orientuar drejt modës, por dhe si rrjedhim i numrit të madh të emigrantëve dhe turistëve që vizitojnë vendin tonë gjatë këtij sezoni turistik. Kjo, jo vetëm që e bën më të gjerë projektin, por dhe promovon më shumë sezonin turistik në vend, duke e bërë një vend që ofron aktivitete të këtyre përmasave e standarteve.
Nga : Gazeta Koha Jone