Shqiperia 1 nder 3 vendet qe ka asgjesuar armet kimike

Shqiperia, 1 nder 3 vendet qe ka asgjesuar armet kimike

Shqipëria duket se i ka dhënë një shembull mjaft të mirë botës në shkatërrimin e armëve kimike. Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), e cila fitoi edhe Çmimin Nobel për paqe për vitin 2013, ka publikuar një raport që tregon se Shqipëria, India dhe Koreja e Jugut janë të vetmet vende në botë që kanë shkatërruar, apo asgjësuar armët kimike.

“Nga 7 vendet që kanë mbështetur këtë iniciativë, Shqipëria, India, Libia, Rusia Iraku, Koreja e Jugut dhe SHBA-të, të cilat kanë firmosur të parat traktatin për shkatërrimin e armëve kimike, vetëm dy prej tyre i kanë asgjësuar plotësisht ato.  Shqipëria dhe India janë të vetmet vende që kanë asgjësuar plotësisht armët kimike, ndërsa Koreja e Jugut është drejt fundit të këtij procesi”, shkruan OPCW. Sipas kësaj organizate, në botë ka ende 15 mijë tonë armë kimike.

Gjithsesi, sipas raporteve, deri më tani janë shkatërruar 78 % të armëve kimike që kishte globi përpara nënshkrimit të traktatit, pra rreth 54 mijë tonë që nga viti 1992. Sipas këtij traktati, të gjitha vendet që e nënshkruajnë atë, duhet të bien dakord që t’i shkatërrojnë këto armë polotësisht.

Deri më tani, ka ende disa vende që nuk e kanë nënshkruar traktatin dhe që kanë armë kimike. Angola, Egjipti, Koreja e Veriut dhe Sudani janë mes vendeve që nuk e kanë nënshkruar traktatin, ndërsa Siria është shteti i fundit që ka nënshkruar dhe ratifikuar këtë traktat, duke nisur punën për shkatërrimin e tyre. Ndërsa Birmania me Izraelin e kanë nënshkruar traktatin, por nuk e kanë ratifikuar ende në parlament.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama